Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Mos gjakderdhja gjatë aktit të parë seksual

Pershendetje doktoreshe. Hera e pare e marredhenies seksuale ka ndodh kohe me pare, por nuk kam pas gjakderdhje fare a dhimbjet kane qene te padurueshme. Nuk e di arsyen pse nuk kam pas gjakderdhje fare. Te pershendes dhe te deshiroje dite te mbare dhe te palodhshme.

Shkurta (15 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Shkurta

Tek disa femra, është normale që pas aktit të parë seksual të mos paraqitet gjakrrjedhje. Kjo ndodh për shkak të ndërtimit të himenit/cipës së virgjërisë, e cila mund të jetë shumë elastike ose e ndërtuar me shumë pak kapilarë sa gjatë aktit seksual të parë nuk del gjak.

Dhimbjet e forta në aktin e parë seksual, ndodhin tek disa femra. Por në të shumtën e rasteve ato janë psikologjike, me burim kulture apo edukate.

Gjithë të mirat.

/komuniteti