Mensturacionet pas lindjes
Eri
(15 vite më parë)
Përshëndetje Eri
Vonesa menstruale pas lindjes, mund të shkojë deri në një vit. Kjo zakonisht ndodh nëse ushqimi i fëmijës me qumësht gjiri, është sistematik dhe jo më shumë se 6-të orë si ditën ashtu edhe natën dhe pa e ushqyer në asnjë moment fëmijën me ushqime artificiale. Nëse dyshon se nuk ke vepruar kështu, atëherë një kontroll tek mjeku do të ishtë i domosdoshëm për të gjetur shkakun e vonesës menstruale.
Shtimi i sekrecioneve vaginale të shoqëruara me erë, tregojnë për praninë e një infeksioni gjenital. Të rekomandoj të bësh një kulturë të sekrecioneve vaginale për të përcaktuar llojin e infeksionit dhe antibiograma do të përcaktojë medikamentet më efektiv për trajtim të sukseshëm.
Gjithë të mirat.
E nderuar doktoreshe do te desha te pyesja per menstruacionet pas lindjes. Femija im eshte 8 muajsh dhe mua nuk me kane ardhur menstruacionet fare. Theksoj se para lindjes i kam pasur shume te rregullta dhe gjithashtu kam bere pap test para 5 muajve dhe me ka dale shume mire pa probleme. Nuk e di nese u shpjegova mire dhe dicka tjeter edhe pas lindjes se femijes se pare pata vonese por jo kaq shume vetem pas 4 muajve dhe me erdhen. Tani kam dhe shume sekrecione vaginale njehere me ere dhe njehere pa ere nuk e di c`duhet te bej. Faleminderit gjithsesi.