Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Rezultatet e pap testit

Pershendetje e nderuara doktoresha mimoza desha te pyes per motren time e cila sshte 24 vjecare e martuar. Ka tentuar per shtatzani por pa sukses dhe ka bere pap teston dhe keto jane rezultatet lsil-cin1 virus dhe ia dha kete terapi antioxdant vitamins&minerals 4000, chelated zinc 25mg, vaginaleta gynex forte dhe igantol oil. Te gjitha keto ti perdor 4 muaj resht perveq vaginaletav qe duhet ti perdor 30 dite. Desha te di a eshte shume i rezikshem ky infekcion, a eshte sherues dhe a ka gjasa qe te mbetet shtatzen. Poashtu ka edhe ciste ne vezore por nuk ishte diqka e rezikshme ashtu tha mjeku. Ju lutem per pergjigje se jemi shum ne merak e gjithe familja per kete gje. Ju uroj gjithe te mirat

Valmira Smajli (12 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Valmira

Nga përgjigja e Pap-testit, vlerësoj që është i pranishëm një infeksion viral nga virusi HPV. Të rekomandoj që trajtimin e rekomanduar nga mjeku, motra duhet ta vazhdojë sipas këshillave që ai ka dhënë. Në momentin kur gjëndja jetë stabilizuar dhe kistet në vezore të jenë zhdukur, mund të tentohet për shtatzëni.

Gjithë të mirat.

Valmira Smajli (12 vite më parë)
Faleminderit shum mjeke e nderuar te uroj gjdo te mir ne jete

/komuniteti