Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Dhimbje barku

Pershendetje! Tani hyje ne javen e 39 te shtatzenise, por po bej 2, 3 dite kur cohem ne mengjes kam dhimbje barku, pastaj qetesohem, dhimbja e barkut mos ndoshta eshte qe lindja po afrohet? Ju faleminderit.

Albjona (15 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndete Albjona

Në javën e fundit të shtatzënisë, dhimbja e barkun në formën e kontraksionëve të lehta janë normale. Meqënse të ka ndodhur në mëngjes, mundet të jetë edhe për shkakt të mbushjes së fshigzës së urinës dhe pas urinimit çdo gjë qetësohet.

Për të mos mbetur në kuadrin e supozimeve, kontakto mjekun që i ke besuar proçesin e lindjes për të bërë disa vlerësime të përgjithshme të shtatzënisë pa lëna pas dore edhe ato vlerësime që janë të domosdoshme në fund të shtatzënisë, për të patur një lindje normale dhe të lehtë.

Të uroj të lindësh një fëmijë të shëndetshëm.

/komuniteti