Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Dhimbje gjatë menstruacioneve

Pershendetje doktoreshe! Gjate ciklit kisha dhimbje ne fund te barkut diten e pare prej 3 vjetesh, jam 24 vjece dhe tani kam 4 muaj qe kam lindur vajzen por kur me erdhen menstruacionet kesaj here kisha dhimbje, ethe dhe te perziera gjate gjithe ciklit te padurueshme... nuk di nese ka nje zgjidhje se kur kam bere eko dhe vizite kur me filluan dhimbjet per here te pare mjeku me tha jane normale te vajzat keto dhimbje, por dhimbja me eshte akoma me e padurueshme, cfare duhet te bej, nese duhet ndonje kure apo dicka tjeter? Do e vleresoja shume mendimin tuaj. Gjithe te mirat. Me respekt, Lena.

Lena Durrës (15 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Lena

Pas lindjes, është domosdoshme që gruaja të bëjë një kontroll të përgjithshëm gjinekologjik me qëllim vlerësimin e organeve riprodhuese dhe praninë e ndonjë infeksioni të mundshëm i cili mund të jetë shkak për dhimbjet menstruale pas lindjes. Prandaj, drejtohu tek mjeku gjinekolog për një vizitë gjinekologjike.

Gjithë të mirat.

/komuniteti