Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Pyetje rreth gjirit
Pershendetje,
Kam nje problem kam lindur rreth 7 muaj me pare dhe kisha shume problem me dhimbjen ne gjinj kur i jepja djalit sidomos ne thithken e djathte. gjate gjithe kesaj kohe i kam dhene shuuume rralle me te djathen mirepo si pasoje gjiri i majte eshte rreth 2-3 numra me i madh dhe duket shume keq. ne gjirin e djathte kam qumesht dhe kete muaj kam filluar ti alternoj njesoj te dyja. Ekziston ndonje mundesi per ti patur te njejte te dy si ma pare ? Ju falrminderit.
Isra Kalamishi (12 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetja Isra,

Anatomikisht asnjëherë të dy gjinjt nuk kanë të njëjtën madhësi, por diferenca e tyre është mjaft e vogël. Vlerësimi real i madhësisë së gjirit mund të bëhet nga mjeku gjinekolog pasi të kesh ndërprerë gjidhënien. Bën mirë të alternosh dhënien e qumështit me të dy gjinjt, pasi kështu do të bëhet e mundur zbrazja e të dyve dhe madhësia do vij duke u reduktuar.

Të uroj gjithë të mirat.

/komuniteti