Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Cikli mbas lindjes

Me falni doktoresh deshta t`ju pys se sot i kom bo 6 jav qe e kam lind djalin po dje e kom pas ni kontroll e mtha mjeku qe mir jom e dje kom bo mardhenie me burrin po edhe sot gjithashtut po kisha pas pak si kaft ciklin a eshte diqka serioze a po vetem ashtut ju pershendes dokotoresh te lutem tregom

(12 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetja Tesa,

Raporti seksual mbas periudhës së lehonisë nuk ka lidhje me ngjyrën kafe të ciklit menstrual. Duke qënë se kontrolli tek mjeku, ka rezultuar gjithshka brënda parametrave të normës, nuk ka arsye për t’u shqetësuar. Menstruacionet e para pas lehonisë zakonisht tek disa gra mund të vijnë me ngjyrë të errët dhe me fluks më të shtuar. Kjo konsiderohet normale.

Gjithë të mirat.

/komuniteti