Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Pesha e bebes

Te faleminderit shume per pergjigjjen tende. Qe te jem me e sakte une neser i bej 34 jave me shtatzenine time si dhe bebja ime ne kontrollin e fundit ka peshuar 2.100 kg dhe sipas pergjigjjes tende a mund ta di se zhvillimi i saj a eshte normale a jo? Me kete rast desha te te beje edhe nje pyetje, pasi qe grupi i gjakut tim eshte A- negative, kurse burri eshte O+pozitive dhe ajo qe me intereson eshte se per shkak kesaj a mund te kem probleme gjate lindjes apo jo?

Larglinda avdyli (15 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Larglinda

Pesha e bebit tënd, është rreth peshës normale mesatare të pranuar.

Nëqoftëse fëmija është lindja e parë, të rekomandoj që të bëhet faktori rhezus i fëmijës mënjëherë pas lindjes (njofto për faktorin rhezus, tëndin dhe të bashkëshortit mjekun neonat). Nëse fëmija rezulton rhezus pozitiv, atëherë ti duhet të bësh imunoglobulinën antirhezus me qëllim që të mos kësh problem në lindjen e fëmijës së dytë.

Nëqoftëse lindja është e dytë dhe ndiqesh nga një mjek obstetër gjinekolog, besoj se ai ka kërkuar të bësh titrin e imunizimit dhe ti duhet të kesh vepruar sipas këshillave të tij.

Të uroj shtatzëni të mbarë.

/komuniteti