Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Per rregullim te ciklit

Pershendetje doktoreshe ! Shpresoj qe jeni mire ! Jam 25 vjecare dhe kam crregullime te ciklit menstrual qysh nga fillimi i menstrucioneve te para, Pytja ime eshte rreth perdorimit te medikamenteve per rregullim te ciklit , Deri para dy muajve kam perdorur me udhezimin e nje gjinekologut cyclo progynova , mirepo i kam nderpre pas 3 muajve perdorim , para 1 jave isha ne nje kontroll tjeter te nej tjeter gjinekolog , ai me tha qe me shume te kisha preferu perdorimin e medikamentit Diana per rregullim te ciklit ,tani jam ne diten e 3 -te te ciklit , Kam degjuar gjithashtu qe Yasmin perdoret per te njejten qellim nese s'gaboj ,une perveq cregullimit te ciklit ,shoh qe kam edhe qime me shume ne trup , si dhe shpesh gjendje emocionale te ndryshueshme, behem nervoze shpejt . te lutem a mund te me keshilloni/udhezoni se cili medikamnt eshte me i pershtatshem , me gjithese nuk kam bere ende ndonje status hormonal deri me sot. Me falni ndoshta e zgjata pak , por ne pamundesi per te pasur nje vizite tek ju ne Tirane , iu shkrujata !

Liza Liza (12 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Pershendetje

Te rekomandoj qe perpara se te marresh medikamente per rregulluar ciklin menstrual, te besh ekzaminime per te gjetur shkakun e ketij çrregullimi dhe mjeku do te vendose se cilin nga preparatet mund te perdoresh.

Nese e shikon te arsyeshme me kontakto ne kliniken ku punoj.

Gjithe te mirat.

/komuniteti