Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Rreth rritjes se barkut gjate shtatzenise

Prsh moza jam ne javen e 31 te shtatzanise nuk kam asnje lloj prb ,doja te ju pysja a esht nrm qe me rritjen e moshes te shtatzanis dhe be rritjen e bebit barku te vije duke u ber me i forte , theksoj qe nuk me duken si kontraksione sepse i kam pasur ne fillim te shtatzanise por tani nuk e kam ate ndjenjen sikur bebi mblillet , te lutem me jepni mendimin tuaj

Adli Ilda (12 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje ilda

Nëse barku është i fortë nuk përjashtohet mundësia për praninë e kontraksioneve. Për të vlerësuar praninë e rrezikut për lindje para kohe të rekomandoj të bësh ekografi për të vlerësuar gjatësinë e qafës së mitrës. Nëse gjatësia është më e vogël se 3 cm, atëherë ky rrezik është i pranishëm. Mjeku që ndjek ecurinë e shtatzënisë do të japë rekomandimet e nevojshme.

Të uroj shtatzëni të mbarë.

/komuniteti