Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Sa javeshe jam?

Prsh doktoreshe ! diten e fundit te mujoreve e kam pas ne daten 10 \09\2013 por mardhenie seksuale kam kryer pas dates 15 sepse nuk kam qene me bashkeshortin deshja te pyesja sa javesh jam dhe kur e kam termin e plote ?kam shume kruajtje gjinekologia ime kur me kontrolloi me tha se kisha myk poshte me dha travogen ta perdorja per 3 dite e perdora por perseri kisha kruajtje tani po perdor pevarly 150mg nga poshte ? a sherohet myku dhe a ka ndikim tek beba ? me falni qe u zgjata shume .ju flm

Re Ra (12 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Rediona

Llogaritja e moshës së shtatzënisë bëhet duke u nisur nga dita e parë e menstruacioneve të fundit. shtazënia ndodhet në javën e 38-të. Dita e mundshme e lindjes varion në datat 15-20 qershor. Prania e mykut apo e ndonjë infeksioni tjetër ka pasojat e veta tek fetusi që kontakton me këtë infeksion gjatë kalimit nëpër rrugët e lindjes. Për këtë arsye të rekomandoj të përdorësh me rigorozitet trajtimin që të ka rekomanduar mjeku yt.

Të uroj shtatzëni të mbarë.

dite sadiku (12 vite më parë)
kur e kam terminin per lindje diten e fundit te menstruacioneve e kom pas me 19.10.2013?ju faleminderit
Re Ra (12 vite më parë)
flm per prgj doktoreshe
fazli (12 vite më parë)
jam shtatean qe 6 jav dhe tensionin e kam te lart a ndikon diqka te beba a po jo

/komuniteti