Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Rreth ciklit menstrual pas lindjes
Pershendetje Doktoresh,
Kam lindur para 4 muajve me prerje cezariane pas 6 jave me eshte paraqitur cikli me zgjati 10 dite nuk pata shum gjakderdhje por ne momentin qe e vendossha korsen mu leshojke gjakderdhja,tash me eshte paraqitur perseri dmth 4 pas lindjes dhe po vazhdoj te kem gjakderdhje poashtu pom shkakton marramendje,plogeshti, kokedhimbje,djersitje dhe tension te ulet kisha dasht me dit a oshte normale ???
Pres pergjigjjen tuaj...Ju falemnderit
Valëza Valëza (12 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Zare

Ajo që përshkruan nuk është normale, e mbase nga gjakrrjedhja ke kaluar në anemi duke dhënë shenjat e mësipërme. Bëj një analizë të gjakut komplet si dhe ekzaminim ekografik për të vlerësuar kavitetin uterin.

Gjithë të mirat.

/komuniteti