Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Rreth infeksionit urinar

Pershendetje doktoresh desha ta marr mendimin tuaje jam shtatzane 24+4 e kom ba urino kulturen me ka dale infeksion urinare e kom perdore ni antiobitik tjeter skam pas sukses tash jam duke e perdorur tjeter antibiotik amipicilin, qaj brusnica dhe vitamina c mirpo dhe qe 2 dite kam nganjeher krurje mirpo jo djegsim per krurje jam duke u shperla me qaj kamelic dhe sod bikarbon dhe me pushun krurja desha ta di mendimin tende qfare mendoni kam frike per beben a oshte diqka rrezik per te dhe a mund te shkaktoj ky infeksion lindje parakohe pres pergjigjen tuaje me fal se e zgjata??

Ema Ema2 (12 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Emma

Infeksionet urinare duhet të trajtohen deri në fund sepse janë faktor negativ në ecurinë e shtatzënisë. Shenjat që ankon mund të jenë si pasojë e pranisë së mykozës vulvo-vaginale. Kultura e sekrecioneve vaginale përcakton diagnozën dhe medikamentet më efikase për trajtim.

Të uroj shtatzëni të mbarë.

/komuniteti