Crregullime menstruale
Vesa D
(12 vite më parë)
Përshëndetje Vesa
Ampulën tjetër ta përdorësh sipas këshillës që të ka dhënë mjeku. Koha e marrjes së injeksionit duhet të jetë e saktë. Nëse nuk bëhet në datat e caktuara mund të jetë shkak për rifillimin e hemoragjisë.
Gjithë të mirat.
Kam bere ciretazhe dikun me 25.04.2014. Pas rezultateve qe kam marr ,me ka dal Hiperplasio simplex et complex endometri. Mjeku me ka shkruar te marr 3 inekcione qdo kater jave Depo Provera 150. Inekcionin e pare e kam marr me 08.05.2014,te radhes e kam me 05.06.2014. Mirepo me 25.05.2014 me erdhi cikli menstrual normal nje jave,mirepo vazhdon te kem ne ngjyre kafe nga pak edhe keto dy tri dite. Dr me pat thene qe gjate kesaj kohe qe do ti marresh amp nuk do te kesh cikel,ndoshta vetem ne kafe dhe nga pak. Te lutem shume,a eshte normale qe kam pase cikel gjate kesaj kohe,dhe a me duhet te konsultohem me mjekun ,apo te vazhdoj te marr amp me 05.06.2014. Te lutem per pergjigje sepse koha e inekcionit me eshte ofruar dhe desha te marr mendimin tuaj,se edhe mjekun qe e konsultoj eshte jasht vendit dhe nuk po e kam shume te lehte,
Ju faleminderit per kohen