Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Enjtja e duarve dhe kembeve

Pershendetje doktorreshe desha te bej nje pyetje .jam ne javen e 25 te shtatanis dhe kam verejtur qe sa dit duart dhe kembet kan fullaur te ajen dhe zakonisht naten para gjumit kam dhimbje deshta me dit pse ndodh kjo.a osht normale apo vjen nga diqka mos ka lidhje me rritjen e tensionit sepse nganjeher un kam nje rritje te tensionit por jo shum nuk perdori terapi per tension vetem po mbaj je lloj diete ga produktet qe rritin tensionin me e larta e ngritjes eshte 130 me 85 theksoj qe kam shtatzani e pare prandaj jam ne merak ju pershendes gjitha tmirat pun te palodhshme pres pergjigjen tuaj

Blerina Rafuna (12 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Blerina

Mundet që edemat të kenë lidhje edhe me fillimin e një hipertensioni të shtatzënisë. Të rekomandoj që të drejtohesh tek mjeku që ndjek shtatzëninë. Ai do të bëjë analizat dhe ekzaminimet e nevojshme dhe do të japë rekomandimet dhe trajtimin e duhur.

Të uroj shtatzëni të mbarë.

/komuniteti