Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Rezultati
Pershendetje e nderuar doktoreshe. Shpresoj te jeni mire! Jam ne javen e 22 te shtatzanise dhe bera strishot ku ne strishon vaginale dhe cervikale per baktete patogjen doli ku rezultat : enterococcus spp. Dhe preperati mikroskopik - qeliza epiteliale, leukocite polimorfonnukleare> 10, koke gram pozitive, laktobacile te rralla. Cka mendoni ju rreth ketij rezultati? A eshte shume i rrezikshem?
Erisa Veliu (12 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Erisa

Rezultati i analizave tregon praninë e një infeksion vaginal. Antibiograma do të tregojë llojin e antibiotikut më efikas për trajtim. Merre sa më shpejt trajtimin sepse infeksionet e pa trajtuara mund të kalojnë në traktin e sipërm riprodhues duke e rënduar gjëndjen shëndetsore dhe vështërsuar trajtimin.

Të uroj shtatzëni të mbarë.

/komuniteti