Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Dhimbje barku

Pershendetje doktoresh jam ne javen e 22 te shtatzanis kam dhimbje barku me shum sikur djegje ne fund te barkut dhe friksohem shum a me ndihmon te lutem te ershendes

Laura Sopa (12 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Laura

Dhimbjet në fund të barkut në këtë moshë të shtatzënisë nuk kosiderohen normale. Të rekomandoj të bësh ekzaminim ekografik për të vlerësuar gjatësinë e qafës së mitrës. Nëse ajo është më e vogël se 3 cm, atëherë mjeku që të ndjek shtatzëninë do të rekomandoj trajtim me spazmolitikë dhe progesterone. Gjatë kësaj kohe mos bëj punë të rënda, ecje të gjata, apo qëndrime të lodhshme në këmbë.

Të uroj shtatzëni të mbarë.

Laura Sopa (12 vite më parë)
Un jam duke perdorur progresteron inekcione nje her ne jav po mendoj mos e kam edhe nga inekcionet deri sa po reagon te pershendes shum faleminderit per pergjigjjet tuaja

/komuniteti