Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Cikli mbas lindjes

Pershendetje doktoresh jam bere nene tash 7 muaj,mir jemi te dy por mujoret nuk me kan ardhur ende..kam pasur lindje normale ne fillim gjakderdhja ka vazhdu 1 muaj,kam beben ne gji,a esht diqka qe duhet te shqetsohem apo eshte normale ...me respekt Lisara

Lisara .. (12 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Lisara

Mungesa e menstruacioneve apo ardhja e çrregullt e tyre, tek gratë që ushqejnë fëmijën me gji konsiderohet normale. Për të larguar çdo dyshim të rekomandoj të bësh ekografi për të vlerësuar gjëndjen.

Gjithë të mirat.

/komuniteti