Analizat pas abortit
Dita 777
(12 vite më parë)
Përshëndetje Dita
Blighted ovum do të thotë zhvillim i shtatzënisë pa embrion. Shkaqet e dështimi të tillë janë të panjohura. Nga ekzaminimi histologjik që më dërgon dyshoj se është i pranishëm një infeksion që duhet trajtuar para se të konceptosh shtatzëninë e re.
Gjithë të mirat.
Kam pas nje abort me 16 prill te ketij viti diagonoza ka qene Blighted ovum 7+6
Ne spital kam abortu me medikamente dhe pas asaj ma kan marr placenten per analiza ekzaminim histopatologjik dhe citologjik dhe dje e mora rezultatitn i cili thot kshtu : ekzaminimi makroskopik - materiali i pranuar per egzaminim histopatologjik jane disa fragmente indore me dukje te indir placentar me ngjyre gri te bardhe ne kafe te hapur me konsistence mesatare.
Ekzaminimi mikroskopik - Histologjikisht verehen viliet koriale me endem stromale te lehte,enet e gjakut te ruajtura. Pjesa tjeter e materialit permban indin decidual me disa fokuse inflamatore te tipit te limfociteve,granulociteve,monocitve dhe kongjestion vaskular te theksuar.
Dg. Residua pos abortem
Decidua partim necrotica et inflammata.