Rreth analizave qe duhet te bejme
Bebushja Jone
(12 vite më parë)
Përshëndetje
Çdo grua para se të fillojë konceptimin e shtatzënisë duhet të bëjë këshillimin parakoncepsional. Këtu përfshihet vizita e përgjithëshme mjeksore dhe analizat që tregojnë gjëndjen aktuale të organizmit të gruas, vizita gjinekologjike dhe testi i Papanikolaut, harta gjenetike, sipas rastit disa dozime hormonale, grupi i gjakut dhe faktori Rhezus, disa ekzaminime specifike të gjakut si dhe elektroforeza e hemoglobinës, spermograma dhe një vizitë tek mjeku stomatolog.
Gjithë të mirat.
Pershendetje doktoresh!Pas nje tentimi prej shume kohesh per nje shtatzani kemi vendosur te fillojme te bejme analizat e nevojshme .Do t'ju lutesha te me tregoni se cilat jane analizat qe duhen bere para konceptimit te nje shtatzanie?Ju falenderoj nga zemra per kohen qe na jepni.