Mishi i huaj në mitër
Valbona
(15 vite më parë)
Përshëndetje Valbona
Nëqoftëse nëna jote nuk ka problem të hemorragjisë së shtuar dhe të anemisë dhe dhimbjet janë të durueshme, atëherë situata duhet ndjekur çdo 6-të muaj për të vlerësuar madhësitë e fibromiomës. Në të kundërt, rruga kirurgjikale është zgjidhja e vetme.
Gjithë të mirat.
Pershendetje, doja tju pyesja per mishin e huaj ne miter, mamaja ime u vizitua nje jave me pare dhe doktori i tha qe kishte nje te tille 5 cm ajo eshte nje 47 vjece dhe ka pothuajse 1 vit qe eshte ne menopauze. Shpesh ka dhimbje te forta ne krahun e djathte. Cfare duhet bere a ka ndonje zgjidhje tjeter pervec nderhyrjes kirurgjikale? Faleminderit.