Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Uji i bebes
Pershendetje doktoresh deshta tju bej nje pytje jam ne merak kto ditve tfundit, jam 33 jav shtatzan dhe t brendshmet me rrin te lagura nuk e di pse, kam edhe sekrecone tbardha pak por jo shum veq se te lagura me rrin ter kohen, ndoshta esht edhe nga koha e nxeht se ketu ku jetoj une jan temperaturat e larta por kjo ka fillu qe 3 dite, po kam frik a mos esht uji bebes, ju faleminderit per pergjigjjen tuaj
Megi Terziu (12 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Megi

Për moshën e shtatzënisë, drejtohu tek mjeku për të bërë vizitë, pasi ajo që përshkruan mund të jetë plasje e pjesëshme e membranave. Nëse nuk është kështu duhet të bësh analizë dhe kulturë të sekrecioneve vaginale për të përjashtuar mundësinë e një infeksioni vaginal.

Të uroj shtatzëni të mbarë.

/komuniteti