Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Cka pas histeroskopise?

E nderuara znj. Keta, Jam 30 vjecare dhe per 5 vjet prej se jam e martuar, tri here radhazi kam pasur abort. Ne te trija shtatezanite zhvillimi i frytit ndalej ne javen e tete te shtatezanise. te gjitha analizat e rekomanduar nga mjeket i kam bere dhe qe te gjitha me kane dale mire. (edhe analizen gjenetike dhe analizen e frytit nga aborti i fundit i kam bere). Para nje muaji kam bere histeroskopi dhe me ka dale septum, mirepo mjeku me ka thene se nuk eshte kjo arsyeja e qindperqindte e aborteve te mia. Pas kesaj nderhyrjeje kam marre tableta 21 dite per rregullim te ciklit dhe gjendjes hormonale, mirepo me nuk kam shkuar te mjeku. Ju lutem, cilet jane hapat e metejme qe duhet te ndjek une? A mund te provoj te mbes shtatezene? Ju falemnderit! Laleta

Violete Elezi (12 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Violeta

Të rekomandoj që të bësh edhe analizën e kardiolipinave. Kjo analizë tregon mundësinë e pranisë që bllokon vazat e vogla që ushqejnë placentën duke dhënë ndërprerjen e shtatzënisë. Nëse rezultati nuk është normal, me fillimin e shtatzënisë së re duhet të fillosh trajtim me antikoagulantë. Nëse edhe kjo analizë rezulton normale, atëherë shkaku i abortit mund të jetë i panjohur.

Gjitha të mirat.

/komuniteti