Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Rreth Yasmin

Para nje viti fillova seanca lazeri ne fytyre sepse kisha shum push ( ne pjesen e favoriteve, dhe te zeza ) por pa bere analizat. Nuk pashe rezultat te mire dhe mendova te beja analizat e hormoneve , me dolen hormonet mashkullore te larta. gjithashtu kam dhe probleme menstruale her pas here. Mjekimi qe me dha doktorresha eshte Yasmine. Kam degjuar qe kan si efekt fryerjen , sa e vertete eshte kjo ? dhe si mund ta parandaloj kete nderko qe jame duke prdorur ilacin ? Dhe a eshte ky nje mjekim i duhur per problemin tim? Ju faleminderit dhe Pune te Mbare :)

Anna Roza (12 vite më parë)

Prof. Dr Sejdullah Hoxha - obstetër - gjinekolog
Gjinekologja përgjigjet
Prof. Dr Sejdullah Hoxha

Pershendetje,

Kontraceptivet hormonale orale nuk shkaktojne shtim ne peshe, veçanerisht Yasmin (e akoma me i mire eshte Yaz i cili eshte produkt me i ri nga e njejta kompani farmaceutike). Efektet kozmetike do te behen te dukshme pas disa muajsh.

Gjithe te mirat.

/komuniteti