Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Cfare e shkakton vdekjen e embrionit?

Cfare e shkakton vdekjen e embrionit qe ne javet e para te tij akoma pa ju formuar zemra?

Besa Voci (12 vite më parë)

Prof. Dr Sejdullah Hoxha - obstetër - gjinekolog
Gjinekologja përgjigjet
Prof. Dr Sejdullah Hoxha

Pershendetje Besa,

Per nje grua dhe per gjithe familjen e saj fillimi i shtatzenise eshte ndodhia me e mrekullueshme jetesore dhe nese papritmas merret vesh se diçka me frytin nuk eshte ne rregull, kjo mund te shkaktoje shqetesim shume te madh. Ne fakt vdekja e embrionit (ose missed abortion siç quhet ne mjekesi) ndodhe shpesh. Nga 100 qeliza veze te fekonduara, lindin vetem 35 femije, pra ne 65% te rasteve ndodhin probleme te tilla (me heret ose me vone) gjate shtatzenise te cilat bejne qe shtatzenia te nderpritet.

Ne nuk e konsiderojme problem dhe nuk rekomandohet qe te fillohen ekzaminimet dhe analizat derisa nuk ndodhin tri aborte te njepasnjeshme, ndonese gati gjithmone gruaja dhe burri i saj kerkojne qe analiza te tilla te behen pas deshtimit te dyte, e ndonjehere edhe pas deshtimit te pare.

Gjithe te mirat.

besaxhuti (12 vite më parë)
faleminderit per pergjigjen e kthyer. por kam dhe nje pyetje tjeter. po neqoftese ndodhin tre here radhazi vdekja e embrionit cfare ekzaminimesh rekomandoni ju per te bere

/komuniteti