Vitamina dhe minerale
Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave
javë pas jave
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta
Përshëndetje Ajna
Është shumë e rekomanduar që gjatë shtatzënisë të merren suplemente mineralesh dhe vitaminash. Sipas udhëzimit të paketës konsumo kokrrat dhe duhet t’I vazhdosh deri në fund të lehonisë. Por këto duhet t’I marrësh nën udhëzimin e mjekut që ndjek shtatzëninë sepse ai e njeh gjëndjen në bazë të analizave dhe ekzaminimeve.
Të uroj shtatzëni të mbarë.


Pershendetje e nderuar doktoreshe, Jam ne javen e 12 dhe perdor multivitamina dhe kripera e minerale, por une jetoj jashte shqiperie dhe ketu jane disa tableta gravid dhe duhet qe per cdo dite me marre nga dy kokrra. Dy kokrra ne dite permbajne: Betakaroten 1600ug Vitamin a 800ug D3 10ug E 30mg K 90 ug C 140mg B1 1.6 mg B2 1.7 mg B6 1.6 mg Acid folik 400 ug B12 2.6 ug Biotin 5mg Si dhe mineralet Kalcium 300 mg Magnez 120 mg Hekur 15 mg Yink 9 mg Baker 1000 ug Mangan 2 mg Selen 55 ug Krom 30 ug Jod 175 ug Kerkoj ndjese qe ju zgjata por doja me ditur nese jane ok dhe si te veproj ne vijimesi. Sepse keto qe po marredhe per 10 dite kam me i marre. Duhet te ndryshoj vlerat: nje udhezim ju lutem. Respekte