Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Ovulacioni

Pershendetje e nderuar doktoreshe! Ju lutem, doja te dija nese eshte e mundur qe ne nje cikel te rregullt 28 dite ovulacioni te mos ndodhe ne diten e 14 por me heret. Nisur nga sekrecionet vaginale dhe temperatura bazale e trupit mendoj se tek une ndodh rreth dites se 8-9. Ju falenderoj paraprakisht per pergjigjen tuaj pasi kam shume nevoje per ndihmen tuaj duke qene se deshirojme nje femije. Pune te mbare! Lori

Lori Lori (12 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Lori

Edhe është e mundur që ditët e ovulacionit të mos jenë në mes të periudhës së ciklit menstrual edhe sikur kohëzgjatja e tyre të jetë e regullt. Shkaqet se përse ndodh kështu janë të ndryshe, port ë them që mos I beso shumë matjes së temperaturës bazale sepse gabimi mund të jetë i madh dhe të nxjerr në konkluzion të gabuar. Vlerësimi më I mirë I ditëve të ovulacionit bëhet me ekzaminim ekografik.

Gjithë të mirat.

/komuniteti