Korseja mbas lindjes
Selda Elda
(12 vite më parë)
Përshëndetje Selda
Nuk ka asnjë problem negativ, për të përdorur korse pas lindjes. Nëse lindja ka për të ndodhur me prerje cezariane, atëherë duhet pritur heqja e penjëve dhe shërimi i plotë i plagës operatore përpara përdorimit të korsesë. Kur të të shërohet plaga operatore vendos korse. Korseja ndihmon për një paraqitje sa me estetike.
Gjithë të mirat.
Pershendetje doktoresh! Kam nje pyetje ne lidhje me korsen, lind se shpejti dhe kam menduar qe te mbaj korse, po me than qe sben mir se nuk e lejon trupin qe te vijoje normalisht ne ndryshimet e tij, saqe mund te te bllokoje dhe ardhjen e ciklit. Nuk e di sa e vertet eshte kjo, prandaj do te doja shume nje pergjigje tuajen. Ju falenderoj