Egzaminimet
Erlii Ina
(12 vite më parë)
Përshëndetje Erli
Nëse shtatzëni shkon normalisht, mundet që të udhëtosh edhe në muajin e tetë të saj por gjithënjë nën këshillën e mjekut që ndjek ecurinë e saj. Analizat që ke bërë janë të vlefshme edhe në Shqipëri, por ato vlejnë për periudhën që i ke bërë dhe për periudhën e fundit të shtatzënisë mundet që të kërkohen edhe analiza dhe ekzaminime të tjera.
Nëse e shikon të arsyeshme, më kontakto në numrin 0692033965 që lindjen ta realizosh në SUOGJ “Koço Gliozheni” në Tiranë.
Të uroj shtatzëni të mbarë.
Pershendetje Doktoreshe, Une per momentin jam 19 javeshe shtatzane,dhe bashke me burrin po planifikojme qe ne muajin gusht 2014 te vijme ne Shqiperi sepse deshirojme qe lindjen ,e cila mund te ndodhe deri ne daten 05.11.2014, ta realizoj prane familjareve meqe kemi dhe bebin e pare. Aktualisht po ndjek te gjitha vizat e duhura nga gjinekologia ketu dhe shatzania duket normale. Te lutem,si profesioniste,cfare me keshilloni kur te kthehem? POo rezultatet e analizave qe kam bere ketu, a vlejne qe ti a tregoj mjekut me te cilin do te lidhem ne Shqiperi? Ndonje sugjerim tjeter? Ju falenderoj dhe gjithe te mirat !