Kur te fillojne te fryhen kembet?
Uljana Marku
(12 vite më parë)
Përshëndetje Uljana
Duke përjashtuar tensionin e gjakut si shkak i edemave, mund të thuhet se me rritjen e moshës së shtatzanisë, rritet mitra duke vështërsuar qarkullimin e gjakut nga enët e tij që kalojnë nëpërmjet barkut. Kjo situatë shkakton edemë/fryrje sidomos tek këmbët, të cilat bëhen më të dukshme gjatë lodhjes apo qëndrimit të gjatë në këmbë.
Për të lehtësuar këtë situatë, rekomandohet që disa herë gjatë ditës, shtatzëna të shtrihet me këmbë të ngritura mbi nivelin e trupit. Gjatë shtrirjes për gjumë, shtatzëna duhet të marrë pozicion majtas.
Gjithë të mirat.
Jam ne javen e 32 kur bera analizat isha ne javen e 29 dhe nuk kisha albumin tani me jane fryre kembet