Infeksion urinar apo mund te jete dhe problem me veshka?
Eden Vokrri
(12 vite më parë)
Përshëndetje
Analiza e urinës duhet të meret në bazë të disa rregullave standarte. Pas larjes të organeve gjenitale, porcioni i parë i urinës derdhet dhe vetëm porcioni i mesit mbahet në “enën” sterile. Nëse analiza është bërë në këto kushte, të rekomandoj të bësh urokulturë dhe rezultatin tregoja mjekut nefrolog.
Përpara se të tentosh për shtatzëni, të rekomandoj të bësh këshillim parakoncepsional. Kjo do të thotë që mjeku do të bëjë vizitë gjinekologjike, analiza dhe ekzaminime për të vlerësuar gjendjen shëndetsore dhe në veçanti gjendjen e aparatit riprodhues. Nëse gjithska është normale, shtatzënia nuk ka arsye që të mos ndodhë. në të kundërtën, mjeku do të rekomandoj trahtimin e nevojshëm.
Të uroj gjithë të mirat.
Pershendetje dok.Mimoza ju kam shkruar dhe nje here para 1 muaji ..bera perseri analizat e urines pasi u trjtova me antibiotike ,kam pire per 10 dite ,nga 2 here ne ditee ciprinol dhe 3 here ne dite nalidiksine sipas recetes qe nme dha mjeku. pasi mbarova trajtimin me antibiotik bera dhe nje here analizat dhe me dolen keto rezultate ph-5 densiteti -1010 leukocite 35-40 eritrocite 4-6 baktere -disa epitele-disa. ajo qe me shqeteson mua eshte shtimi i numrit te leukociteve. dhe prania e epiteleve ,heren e pare analizat me dolen leukocite 20-25 dhe epitele negative ndersa bakteret -fusha e tejmbushur. ju lutem mund te me shpjegoni nese pervec infeksiont urinar mund te kem probleme dhe me veshken? cilsoj qe nuk ndjej ndonje shqetesim, dhe deshiroj te kem femije ka 4 muaj qe provojme. faleminderit per kohen qe me kushuat.pune te mbare.