Shenja te kafta nje muaj pas amniocentezes
Mami Bitë
(12 vite më parë)
Përshëndetje
Kryerja e amniocentezës në disa raste shoqërohet me praninë e rrezikut për abort. Infeksioni urinar nuk jep sekrecione hemoragjike por duhet trajtuar domosdoshmërisht pasi ka ndikim negativ në ecurinë e shtatzënisë. Për të dominuar një rrezik aborti, mjeku duhet të trajtojë me preparate të cilat ndihmojnë për të eleminuar këtë rrezik. Gjatë kësaj kohe qëndro shtrirë sa më shumë të jetë e mundur, evito ecjet e gjata dhe qëndrimet e gjata në këmbë dhe punët e rënda.
Të uroj shtatzëni të mbarë.
Dr. Keta, Jam ne javen e 21+4, para nje mauji kam bere analizen e amnios mirepo qe disa jave kam disa shenja te kafta nganjehere me shume nganjehere me pak. Kam qene te disa doktorr, njeri me thot qe e kam nga infeksioni urinar pas qe sipas analizes kam infeksion me staphilococ ndersa tjeteri me thot qe e kam nga amnio. Ka mundesi te me tregoni se sa jane mundesit qe edhe 1 muaj pas procedures te kem probleme dhe nese ai eshte fakt qe shenjat jane nga amnio atehere ca te perdori apo ca rekomandoni ju? Faleminderit Merita