javë pas jave
Përshëndetje Erda
Më vjen keq për atë që të ka ndodhur. Para se të konsultohesh me mjekun endokrinolog, të rekomandoj të bësh grafi të basis krani, për të vlerësuar gjëndrën e hipofizës. Kjo është gjëndra e cila prodhon prolaktinën. Disa ndryshime të strukturës së kësaj gjëndre mund të jenë shkak për hiperprolaktinemi. Përveç shkaqeve hormonale një abort mund të ndodhë edhe nga faktorë të tjerë të cilat lidhen me shëndetin riprodhues si infeksionet e ndryshme, shkaqe gjenetike, faktorë që lidhen me shëndetin e nënës, malformacione uterine dhe shkaqe të tjera që lidhen me shëndetin riprodhues të bashkëshortit. Të rekomandoj që para se të tentosh për një shtatzëni, t’i bësh të gjitha këto ekzaminime me qëllim që ecuria e saj të jetë e mbarë.
Gjithë të mirat.


Persh. Dr Keta. Ju falemenderoj per pergjigjet qe na jepni, un kam problem me prolaktinen. Nfund te muajit shkurt e kisha nivelin e prolakt. 66 me dostinex per 6 jave me ra deri 1.95. Dhe pas nji muaji te kesaj vlere te prolakt. ngela shtatzene ne javen 5-6 deshtova, nuk u zhvillua fetusi. Ende nuk kam bere analizat e duhura, dje me ka ardh cikli dhe sot bena prolakt ishte 44 kjo vler dmth eshte 1 muaj pas abortit, analizat tjera doti bej pasi te pastrohem, sipas mendimit tuaj mundet te jet shkaku prolakt apo ka gjasa ndonji shkak tjeter, cka me rekomandoni ju te shkoj ne Shkup te ndonje Endokronolog apo te vazhdoj me dostinex, sepse un sa e le dostinexin me rriten vlerat perseri, me keshilloni dicka se nuk mund tere jeten te merem me dostinex, se 2 vite kaluan me ket terapi, harova te ceki se hormonet tjera krejt i kam ne rregull. Me falni qe e teprova.. ju pershendes