Zorra e trashe pak jashte (hemorroid apo cfare)?
Blerina Rafuna
(12 vite më parë)
Përshëndetje Blerina
Janë të shpeshta tek shtatzënat prania e hemoroideve, sidomos afër fundit të shtatzënisë. Pas lindjes shërohen, por të rekomandoj që të evitosh kapsllëkunduke përmirësuar rregjimin e ushqimit me fibra dhe konsumuar sa më shumë lëngje. Shmang ngritjen e peshave apo sforcimet e barkut si dhe shmang qëndrimet e gjata në këmbë apo edhe ulur për një kohë të gjatë. Për të lehtësuar sado pak hemoroidet, pas çdo dalje jashtë shlahu me ujë të rrjedhshëm të freskët. Gjatë ditës mund të vendosësh edhe kompresa me akull apo ujë të ftohtë. Nëse situatë është e rëndë, mund të përdren kremra apo edhe suposta antihemoroid.
Të uroj shtatzëni të mbarë.
Pershendetje doktorreshe desha te bej nje pyetje tani jam ne javen e 27 po qe dy dit po verej se zorra e trashe me ka dal pak jashte eshte hemoroid apo qfare dhimbje nuk kam as djegje vetem e kam verejte qe me ka dal pak jashte qfare me rekomandoni ju a eshte e domozdoshme vizita te mjeku meqense dhimbje nuk kam pse ndodh kjo te qendruarit ne kembe apo eshte normale ne shtatzani mos harroj te theksoj qe jam pak e hapur a hidhen keto dyja diqka mes veti apo jo ju pershendes gjitha tmirat pune te pa lodhshme.