Tentimi per shtatzeni
Rinesa 4
(12 vite më parë)
Përshëndetje Alberina
Nuk është e mundur që të përcaktoj dhimbjen në fund të barkut që ankon. Unë të rekomandoj që të kontaktosh një mjek obstetër-gjinekolog për të bërë një vizitë gjinekologjike soe dhe disa analzia . Por të këshilloj që përpara se të tentosh për shtatzëni, duhet të bësh këshillim parakoncepsional. Kjo do të thotë se mjeku do të vlerësoj aparatin riprodhues dhe me analzia e ekzaminime do të vlerësoj mundësinë dhe aftësinë për shtatzëni. Nëse do të kesh problem mjeku do të rekomandoj trajtim.
Mos neglizho për të bërë këshillimin parakoncepsional.
Gjithë të mirat.
Pershendetje doktoresh... Kam 21 vjet dhe jam e martuar qe nga gushti i vitit te kaluar dhe jam duke provuar qe te mbetem shtatzane qe nga marsi .Muajin e kaluar me jan vonuar nje jav edhe e kam bere testin 2 here po jo ne te njejten dite dhe ka dale negativ. dhe pas nje jave me erdhen por tasht qe jam ne kohen e ovulimit po me dhem shume barku ne te dy anet .deshta nje keshille prej teje se qfare te beje nuk me ka ndodhe qe me pas keshtu dhimbje apo ndoshta qe po provoj me mbete shtatezane ..ndoshta e zgjata pak por deshirojm shume qe ta kemi nje bebe une dhe bashkeshorti im ... ju pershendes