Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Vonesa e ciklit

pershendetje doktoresh te kam shkruajtur edhe me heret por nuk e di nese ka ardhe pyetja ime .po te shkruaj prap. Jam 21 vjeqare dhe ja martuar ne gushtin e kaluar .dhe tana kemi vendosur qe ta kemi nje bebe qe nga muaji mars po provojm .une kam cikel te rregullt por muajin e kaluar me jan vonuar 1 jave dhe e kam brer testin 2 here por jo ne te nejten dite njeren pas 2 dite vones dhe tjetren pasi i bere nje jav vones dhe jan dal negative .pas nje jave me erdhe por me ngjyre te kafet dhe me ere te rend .tasht qe jam ne kohen e ovuilimit po me dhem barku ne e dy anet po kam therrje desha qe te kshillohem nga ti se qfare te bej.... ju falenderoj

Rinesa 4 (12 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Alberina

Nuk është e mundur që të përcaktoj dhimbjen në fund të barkut që ankon. Unë të rekomandoj që të kontaktosh një mjek obstetër-gjinekolog për të bërë një vizitë gjinekologjike soe dhe disa analzia . Por të këshilloj që përpara se të tentosh për shtatzëni, duhet të bësh këshillim parakoncepsional. Kjo do të thotë se mjeku do të vlerësoj aparatin riprodhues dhe me analzia e ekzaminime do të vlerësoj mundësinë dhe aftësinë për shtatzëni. Nëse do të kesh problem mjeku do të rekomandoj trajtim.

Mos neglizho për të bërë këshillimin parakoncepsional.

Gjithë të mirat.

/komuniteti