Testi i shtatzënisë
Soni
(15 vite më parë)
Përshëndetje Soni
Nëqoftëse data 15 tetor është dita e parë e menstruacioneve të fundit, atëherë sot me datë 11 nëntor dhe kanë kaluar vetëm 27 ditë dhe nëse kohëzgjatja e ciklit tënd është 28-të ditë, duhet të presës edhe një ose dy ditë që menstruacionet e rradhës të paraqiten. Nuk di të them nëse ke mbetur apo jo shtatzënë, por testi i urinës për shtatzëni, ta jep përgjigjen për 5-së minuta dhe nuk e kuptoj se çfarë përgjigje do marrësh të hënën.
Gjithësesi unë të uroj që të kesh mbetur shtatzënë. Nëse testi tregon pozitiv, të rekomandoj të paraqitesh tek mjeku për të kryer disa analiza dhe ekzaminime të domosdoshme, për mbarëvajtjen e shtatzënisë.
Gjithë të mirat.
Pershendetje doktoreshe, ju falenderoj shume per disponibilitetin tend... Desha te te pyes kam planifikuar nje shtatzeni dhe menstruacionet e fundit i kam pasur me 15 tetor... Sot kam bere testin me ane te analizes se urines nqs kam mbetur shtatzene a mund te dali pozitiv testi edhe kaq dite perpara dates se menstruacioneve te ardhshme? Te henen e marr pergjigjen... Dmth sa kohe pas konceptimit analiza e urines mund te dali pozitiv edhe pse nuk ka ardhur akoma data e menseve te muajit tjeter? Te falenderoj...pres pergjigje.