Cikli menstrual
Fatmire >anisa<
(12 vite më parë)
Përshëndetje Fatmire
Nëse me fjalën ciklë kupton gjakrrjedhjen menstruale që ndodh periodikisht (mesatarisht çdo 28-të ditë), atëherë nëse ke rrjedhje të sekrecioaneve vaginale ato do të jenë të përzjerra me gjakun menstrual. Por nëse sekrecionet vaginale janë të shtuar, kanë erë, ngjyrë dhe nuk kanë konsistencë normale, tregon se diçka nuk shkon mirë në ambjentin vaginal. Analiza dhe kultura e tyre, do të vlerësoj situatën dhe do të orientoj mjekun për medikamentet më efikas.
Gjithë të mirat.
Pershendetje doktoreshe, Nje shoqe e imja me porositi te jua bej kete pyetje: A eshte normale qe gjate ciklit sekrecionet e bardha te jene te perziera me pak gjake ose krejt me gjake? Kjo ka ndodhe prej se me eshte paraqitur cikli Faleminderit per pergjigjet tuaja.