Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Çrregullimi i menstruacioneve

Miredita doktoreshe. Pata deshire me te pyet, une kam pas problem me crregullim te menstruacioneve. Isha te nje gjinekologe per kontrolle dhe me tha se kam nje ciste e qe me duhet me e ba edhe ultrazanin e thelle dhe se cista eshte shkaku i crregullimit te menstruacioneve se anjehere nuk kam pasur crregullim te menstruacioneve pervec tash. Tash me ka thene se nese nuk me vijne menstruacionet deri ne daten qe i kam pas duhet me perdore tableta ose injeksione per me i shty me me ardhe menstruacionet. Dua ta di mendimin tend se a eshte cista shkak i crregullimit dhe a jane te demshme ato tableta qe me duhet ti pije? Gjitha te mirat.

Gresa.k (15 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Gresa

Nëqoftëse është konstatuar prania e kistit, është i gjetur shkaku i çrregullimit menstrual dhe nuk ka nevojë për shumë ekzaminime me ekografi. Trajtimi bëhet me estroprogestativ, të cilat fillohen me ardhjen e menstraucioneve.

Tabletat që përshkruara janë tablet progestative, që ndihmojnë për ardhjen e menstraucioneve. Kjo proçedurë ndiqet, që të fillohet sa më shpejt trajtimi për kistin.

Estroprogestativët me të cilët do të trajtohet kisti, fillojnë nga dita e dytë e ciklit menstrual. Trajtimi zgjat nga 3 deri në 6-të muaj.

Të uroj gjithë të mirat.

Diana (9 vite më parë)
Pershendetje Desha tju pys jam emartuar dhe nuk mundem me ngel shtatzan qe 5 vite. Kam bo shum kontrolle mir um kan dal , ama nje mjek me ka than qe , anin efmis ekam shpin . Ju lutem nje pergjigje .
Alba.l (11 vite më parë)
Menstruacionet kete jave me erdhen shume te crregullta,me erdhen pak me fillim pastaj fare. Gjithmon kam pas nje cikel shume te rregullt. Jam 29 vjec ju lutem me ndihmoni
Lejla shala (11 vite më parë)
Pershendetje e nderuar dr: mimoza keta Jam 22 vjecre, vuaj nga crregullimi menstrual qe nga fillimi i ardhjes se tyre, asnjeher nuk i kam pasur me rregull ciklin menstrual. Kam perdorur shume tableta: cyclo progynova, ultragostan, diane- 35, tani jam duke perdorur femisana. Kam bere shume analiza laboratorik per hormone, cdo her me kan dalur me vlera normale, kam bere rezonacen e kokes, mire eshte dal, kam bere rezonacen e pelvikut, rezultati: policiste overiale. Deri tani nuk kam pasur sukses ne rregullimin e tyre. Kam shum kokedhimbje, jam mbete e pa shpres per jete. Ju lutem me ndihmoni!
Abla (14 vite më parë)
Pershendetje, une qe po ju shkruaj jam nje vajze 24 vjecare. Do t'iu isha shume mirenjohese po te me kthenit pergjigje. Para disa muajsh kam pire kokrren 24 oreshe kunder shtatzanise postinor, dmth pas aktit e kam pire, dhe pse pak dyshime patem qe pati dicka qe nuk shkoi mire, dmth nuk ishim te sigurt une dhe partneri im nese u ca apo jo prezervativi. Kam 4 muaj qe menstruacionet me vijne shume te crregullta, dhe me vijne shume pak, une te crregullta i kam pasur gjithmone, por jo ne kete mase. Nuk shoh ndonje gje qe nuk shkon tek vetja ime, dmth shenja te shtatzanise. Nese do kisha mbetur shtatzane do kisha te vjella, do me ishte rritur barku etj etj, dhe une keto nuk i kam, pervec faktit qe jam fryre shume fizikisht, jo vetem barku po nga koka tek kembet. Shtoj faktin qe 4 muajt e fundit kam qene pa pune, dhe kam bere jete shume monotone, thuajse parazite. Ne shtator fillova serish pune. Por a eshte ndryshimi i peshes shkak per crregullimin e ciklit menstrual? Menstruacionet i kam pasur gjithmone te crregullta, por i kam pasur te shumta si sasi, dhe keto 4-5 muaj me kane ardhur, por shume pak. ndaj dyshova tek postinori qe kam pire. A ka keto efekte anesore postinori apo tjera medikamente te ketij lloji? Kjo ka qene hera e dyte ne jeten time qe kam perdorur kete lloj medikamenti, pasi une dhe partneri jemi te kujdesshem me metoda te tjera. Kete muaj me erdhen menstruacionet por shume pak si sasi. Ju jam mirenjohese nese me ktheni pergjigje.

/komuniteti