Dyshimet rreth fekondimit
Meri Meri
(12 vite më parë)
Përshëndetje Meri
Sa përshkruan nuk është vërtetuar se ke mbetur shtatzënë, por vetëm dyshon në bazë të disa shenjave që mendon se janë të pranisë së një shtatzënie. Nuk kam argumente të shpjegoj se përse 3-4 ditë pas ovulacionit të ndjesh dhimbje si therje në fund të barkut. Këtë situatë duhet t’ja paraqesësh mjekut që të trajton, i cili me vizitë gjinekologjike apo edhe me analiza dhe ekzaminime mund të vlerësoj gjendjen e shëndetit tënd riprodhues.
Nëse e shikon të arsyeshme më kontakto në klinikën ku punoj për vlerësuar dhe dhënë ndihmesë në problemin tënd.
Gjithë të mirat.
Pershendetje e nderuar Dr.Mimoza, ju falenderoj per pergjigjet qe me keni dhene. Kete pyetje e kam bere para disa javeve por nuk kam marre pergjigje, ju kisha lutur mundesisht te me pergjigjeni ne kete pyetje. Jam ne perpjekje per shtatzani qe dy vite, i bej kontrollet e rregullta te mjeku (prej dites se trete perdor clomifen apo letrozol dhe ne diten e 12-13 pas kontrolles dhe vertetimit nga ana e mjekut per rritjen e folikulit ne parametra te deshiruar marr injekcion pregnyl. Muajt e fundit diku 3-4 dite pas ovulacionit me fillon nje dhembje- si therrje (jo e madhe) ne bark (disa gishta perfundi kerthizes) dhe kam disa ndryshime te vogla te cilat une i verej, por ne kohen e ciklit me vijne menstruacionet. Pyetja ime eshte kjo "a eshte e mundur qe te ndodhe fekondimi dhe implantimi ne miter i qelizes se fekonduar por per ndonje arsye kjo qelize te shkeputet dhe te nxirret jashte me menstruacione?", dyshimet e mia i lidhi me simptomat qe une i kam dhe me leximin ne literature ku thuhet se "shume femra abortojne pa e kuptuar se kane qene shtatzene", ju lutem Dr.Mimoza te me pergjigjeni ne kete pyetje, nese ju si profesioniste keni me te voglin dyshim se mund te ndodhe nje gje e tille, me tregoni se mosha e ime eshte ne pyetje dhe nuk kam shume kohe per nje shtatzeni. ju falenderoj shume.