Çrregullimi i ciklit menstrual pas lindjes
Diana Z
(15 vite më parë)
Përshëndetje Diana
Ajo që përshkruan, tregon për një çrregullm menstrual. Përpara se të rekomandohet trajtimi medikamentoz, duhet të bëhet ekzaminim ekografik për të vlerësuar gjendjen e kavitetit të mitrës dhe të vezoreve dhe vetëm pas kësaj, mund të mendohet dhe rekomandohet për terapi.
Gjithë të mirat.
Pershendetje doktoreshe, jam nje nene 21 vjeçare, kam vajzen tani 13 muajshe, prej se i ka pas vajza ime 6 muaj me nuk me kane ardhe menstracionet, dmth qe 7 muaj, tani para 1 jave ia nisen me me ardhe po shumme pak, nje dite kam nje dite s`kam menstruacione edhe ate shumme shume pak, vajzen e kam ende ne gji, para dy ditesh kam qene te gjinekologu the me tha te marr hapa Dabroston 2x1 5 dite, doja te pyesja a eshte diç per tu shqetesuar dhe a mund ti marr keta hapa mbasi e kam vajzen ne gji? Te pershendes shume.