Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Ka virgjeri pa gjakderdhje?

Pershendetje! Ju lutem mund te me thoni eshte e mundur qe nje vajze te virgjer te mos i dali gjak heren e pare qe kryen marredhenie? sepse me ndodhi dicka e tille vetem pak dite me pare. Isha e virgjer dhe pas kryeva maredhenie me te dashurin nuk pata gjakderdhje por me ndodhi pak me vone pasi urinova. pres pergjigjen tuaj ju faleminderit

Sasha Idol (12 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje

Cipa e virgjërisë ose himeni, është një membranë që mbulon hyrjen në vaginë. Në mes të saj, ka një vrimë të vogël nga e cila rrjedh dhe del gjaku menstrual. Himeni është i pasur me vaza gjaku, që në momentin e marrëdhënies seksuale mund të çahet duke dhënë gjakrrjedhje të lehtë. Shumë femra të tjera, kanë himen me jo shumë vaza gjaku dhe në momentin e kryerjes së aktit seksual, vazat nuk japin gjakrrjedhje. Ekziston edhe një lloj tjetër himeni, që është elastik. Në rastet e femrave që kanë këtë lloj himeni, marrëdhëniet seksuale kryhen pa e çarë atë dhe pa dhënë hemorragji. Kjo është e vërteta mjeksore.

Të uroj gjithë të mirat.

/komuniteti