Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Cikli menstrual pas lindjes

Pershendetje doktor. Kam 9 muaj qe kam lindur (ne menyre natyrale) femijen e ushqjej akoma me qumesht gjiri, por dua te di nese ka ndonje problem dhe duhet te bej kontroll tek mjeku sepse akoma nuk kam cikel. Eshte normale kjo??? Faleminderit

Ada S (12 vite më parë)

Prof. Dr Sejdullah Hoxha - obstetër - gjinekolog
Gjinekologja përgjigjet
Prof. Dr Sejdullah Hoxha

Përshëndetje Ada

Është normale që menstrucionet pas lindjes, kur fëmija ushqehet korrektësisht me qumësht gjiri, të vonohen edhe deri në një vit. Nuk ka asgjë për t’u shqetësuar, por të këshilloj që të përdorësh një nga metodat e planifikimit familjar nëse nuk dëshiron që të keshë shtatzëni të pa dëshiruar.

http://www.bebaime.com/perinatologjia/lehonia-planifikimi-familjar-pas-lindjes-

Të uroj çdo të mirë.

/komuniteti