Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Çfarë është hematoma subhoril?

Ju lutem me tregoni se cfare rreziku mund te kem nga hematoma subhoril dhe si mund ta largoje? Faleminderit.

Fitore Sogojeva (15 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Fitore

Hematoma subkoriale, krijohet si rezultat i një shkolitje minimale të placentës gjatë një kontraksioni uterin apo edhe nga shkaqe të tjera traumatike. Kjo sasi gjaku që ndodhet midis murit uterin dhe placentës, mund të përthithet dhe ekzaminimet e njëpasnjëshme ekografike tregojnë zvoglimin e saj por ka edhe raste kur gjaku i grumbulluar gjen rrugëdalje dhe del në trajtën e një gjakrrjedhje nga organet gjenitale të gruas shtatzënë.

Ndjekja duhet të jetë shumë e kujdeshme. Trajtimi me spazmolitik është i rekomanduar.

Të uroj shtatzëni të mbarë.

Fitore Sogojeva (15 vite më parë)
Shume faleminderit per pergjigje, Nese madhesia e hematomes eshte 2 - 3 cm a eshte rrezik per beben? Pune te mbare,

/komuniteti