Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Pozita e bebit

Pershendetje, jam ne javen e 37 pozita e beses eshte mbrapsht koken lart dhe tani barku ka rene pak posht nuk jam e hapur hiq sipas gjinekologes ktu yhot se ska shance qe beba te kthetet per lindje normale cili eshte mendimi juaj beba tani peshon rreth2800 gram

Kaltrina Kastrati (12 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Kaltrina

Pozicionin cefalik, bebet e marrin zakonisht pas javës së 30-të. Por edhe nëse pozicioni cefalik nuk fitohet, nuk do të thotë se detyrimisht lindja të kryhet me operacion cesarian. Megjithatë, për mënyrën e lindjes e vendos mjeku sipas kushteve dhe situatës që do të paraqitet afërsisht në javën e fundit të shtatzënisë.

Të uroj shtatzëni të mbarë.

/komuniteti