Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Menstruacionet pas lindjes

Pershendetje kam lindur qe 5 muaj, menstruacionet me kane ardhe vec njehere pas lindjes, jane bere 3 muaj gati dhe sme kane ardhe, a mundem te mbes shtatzene prape apo cfare mund te jete ne pyetje?! Testin e kom be, me doli negativ!

Arta1 (15 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Arta

Mosardhja e menstruacioneve pas lindjes dhe kur fëmija ushqehet me qumësht gjiri në mënyrë korrekte, është nomale dhe kjo periudhë mund të zgjasë deri në një vit.

Megjithatë, mundësia për të filluar një shtatzëni të padëshiruar është gjithnjë e pranishme. Prandaj pas lindjes, grave u rekomandohet që të përdorin një nga metodat e kontracepsionit. Që të mos habitesh nëse të ndodh të mbetesh shtatzënë, përdor edhe ti një metodë të planifikimit familjar. Mos guxo ta zgjedhësh vetë pa konsultimin e mjekut gjinekolog. Ai do të ekzaminoj dhe do të bëjë disa analiza të thjeshta për të përcaktuar metodën e cila për ty do të jetë më e mira.

Gjithë të mirat.

/komuniteti