javë pas jave
Përshëndetje Tuta
Me rritjen e moshës së shtatzanisë, rritet edhe mitra dhe kësisoj shtyp enët e mëdha të gjakut të cilat kalojnë nëpërmjet barkut, duke vështirësuar qarkullimin e tij. Kjo shkakton fryrje sidomos tek këmbët, të cilat shfaqen kryesisht në fund të ditës, apo kur qëndroni për një kohë të gjatë në këmbë.
Për këtë arsye këshillohet që 3-4 herë gjatë ditës të qëndroni shtrirë ose ulur, por me këmbët në nivelin e gjoksit për 15-20 minuta, të kufizoni qendrimet për një kohë të gjatë në këmbë, dhe të mos përdorni veshje të shtrënguara, të cilat pengojnë qarkullimin e gjakut.
Gjithashtu këshillohet që gjatë shtatzanisë të flini në krahun e majtë, për të liruar mëlçinë dhe enët e mëdha të gjakut, nga shtypja që ushtron mitra gjatë ditës.
Në kundërshtim me atë që është thënë deri tani, nuk rekomandohet kufizim i marrjes së lëngjeve dhe kripërave, ato duhen marrë në sasinë e duhur.
Gjithë të mirat.


Pershendetje, jam ne muajin e 8 shtatzene dhe jam shume e enjtur, qysh kur i kam pas 2 muaj ia kam fillu me u enjt a eshte kjo dicka problem apo eshte normale? Pres pergjigjen tuaj.