Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Në lidhje me konceptimin

Pershendetje Dr. shpresoj se nuk po behem e tepert. Desha te pyes se muajin e kaluar me 13 tetor me kane ardhe menstruacionet. Kam marr Tamifen prej dites se 2, me 23 tetor me kane ardhe prape 5 dite me kane zgjate. Deshiroj shume te mbetem shtatzene nuk kam femije qe 4 vite, te gjitha analizat me kane dale mire nuk e di ku eshte problemi pse nuk po mbetem edhe bashkeshortit i kane dale analizat mire, deshta te di se kur eshte koha e ovulimit? Ju lutem te me pergjigjeni se disa here ju kam shkruar e nuk kam marr pergjigje. Me respekt.

Luljeta Arifi (15 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Luljeta

Preparati tamifen, stimulon ovulacionin. Pas marrjes së tamifenit, në ditën e 14-16 të ciklit menstrual (numërimi fillon nga dita e parë e ardhjes së menstruacioneve) drejtohu për të bërë një ekzaminim ekografik për të vlerësuar nëse ka folikul dominant. Këto janë edhe ditët e ovulacionit që kërkon.

Gjithë të mirat.

/komuniteti