Gjakrrjedhja dhe endrra qe nje dite te behem mami
Ina Ina Nilja
(12 vite më parë)
Përshëndetje Ina
Për gjendjen e krijuar duhet të bësh një ekzaminim ekografik dhe vizitë gjinekologjike, për të vlerësuar gjendjen e qafës së mitrës dhe kavitetin uterin. Nëse rezultatet do të jënë normale, gjendja është kalimtare. Nuk duhet të zgjatet deri në pafundësi pritja për shtatzëni ndonëse thua që i ke bërë disa analiza dhe ekzaminime. Nëse e shikon të arsyeshme më kontakto në klinikën ku punoj, duke shpresuar që ndihmesa ime të jetë e vlefshme.
Gjithë të mirat.
Pershendetje Dr.Mimoza ! Kemi 4 vjet qe duam te behemi prinder,tentojme per shtatzani por pa rezultat,kam bere shum lloj analizash,vizitash,ekografi po ashtu edhe burri,shumica prej tyre kan dale mire dhe per ndonje problem qe kemi pasur jemi kuruar,si nga ana mjekesore por edhe popullore,si mjalti,qumshti i bletes,kanelle etj,edhe tani burri po merr vitamina Pro Creation ,por mjeket na thon gjithmon mbani larg stresin. Une zakonisht e kam ciklin menstrual 27-28 dit me shum dhimbje ne te gjithe trupin,por qe ne muajin mars-maj me vinin me pak dhe me pak dhimbje,kur vinte dita e 13-14 bashke me sekrecionet me binte dhe nje pik gjaku,pastaj isha normal.Kete muaj jam shqetesuar dhe nuk di cfare te bej,qe nga dita e 17 e deri ne diten 27 me ndo1 dit nderprerje,kisha nga pak gjakrrjedhje kafe ne sasin e sekrecioneve me dhimbje mezi e koke ,diten e 27 me erdhi cikli qe kam pas me shum dhimbje edhe me sasine te gjakrrjedhjes qe kam patur .Pyetja ime qendron se cili ka qene shkaku edhe a duhet te bej ndonje vizite,analize per kete gje,a ndikon keq per me pas per shtatzani?Theksoj se kjo gje s'me ka ndodhur me pare. Me fal per kohen qe te mora dhe te uroj gjithe te mirat!