Lindja me operim
Vesna
(15 vite më parë)
Përshëndetje Vesna
Mundësia më e madhë është që pozicioni të mos ndryshoj. Kjo mundësi e pozicionit podalik, është rreth 3% të shtatzënive normale. Mënyra e lindjes, zgjidhet nga bashkëpunimi i gruas me mjekun.
Shumica e lindjeve podalike përfundojnë me prerje cezariane, por, ka dhe raste që lindjet podalike të bëhen me rrugë vaginale dhe kjo varet nga ecuria e proçesit të lindjes.
Prandaj të rekomandoj që planifikimin e lindjes me prerje cezariane ta bësh në javën e 39-të të shtatzënisë.
Të uroj të lindësh një fëmijë të shëndetshëm.
Pershendetje. Jam ne javen e 37 plus 4 dite. Ne ekon e fundit qe kam bere bebi im nuk ishte kthyer akoma dmth ishte me koke larte, mjeku im me tha qe me date 16 nentor do bej nje eko tjeter dhe nqs bebi nuk eshte kthyer akoma do te caktojme nje date per operim. Doja te dija nga ju a eshte e nevojshme qe te pres derisa te mbaroj java e 40 apo jo, sepse une kam frike se mos me vijne dhimbjet gjate nates dhe nuk do kem mundesi qe mjeku im te marre pjese ne lindje pasi kjo gje nuk lejohet, se duhet te lindesh me mjekun qe eshte roje ate nate. Daten e fundit e kam me 27 nentor. Me jepni nje mendim tuajin sepse vlen shume per mua. Faleminderit.